25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Pasaportat më të forta në botë, ja cilat vende kryesojnë renditjen

Për 16 vitet e fundit, kompania Indeksi i Pasaportave Henley ka renditur pasaportat e botës sipas numrit të destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë. Duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), Indeksi Henley merr ne shqyrtim 199 lloj pasaportash dhe krahason lehtësinë e tyre të udhëtimit në 227 destinacione.

Në vitin 2022, pasaportat e Japonisë dhe Singaporit kryesojnë renditjen, duke u bërë pasaportat më të forta në botë. Ato lejojnë mbajtësit e tyre të vizitojnë 192 destinacione pa viza.

Këtë vit, pasaporta më e dobët në botë është ajo e Afganistanit, me vetëm 26 destinacione të hapura për mbajtësit e pasaportave afgane pa nevojën e aplikimit për vizë.

Pasaportat më të forta në botë në vitin 2022:

Japonia dhe Singapori (qasja në 192 vende pa viza)

Gjermania dhe Koreja e Jugut (190)

Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja (189)

Austria, Danimarka, Franca, Holanda dhe Suedia (188)

Irlanda dhe Portugalia (187)

Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, MB dhe SHBA (186)

Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Greqia dhe Malta (185)

Hungaria dhe Polonia (183)

Lituania dhe Sllovakia (182)

Estonia, Letonia dhe Sllovenia (181)

Nga 33 pasaportat më të forta në botë, 26 janë evropiane, duke përfshirë 24 që i përkasin zonës Shengen. Ndërkohë që Shqipëria është pjesë e zonës Shengen dhe me pasaportën e vendit tonë mund të kesh akses me afat të caktuar në 24 shtete të BE-së.

Pasaportat më të dobëta në botë në vitin 2022:

  1. Afganistan (qasje në vetëm 26 vende pa viza)
  2. Irak (28)
  3. Siri (29)
  4. Pakistan (31)
  5. Jemeni (33)
  6. Somali (34)
  7. Nepali dhe Territori Palestinez (37)
  8. Koreja e Veriut (39)
  9. Bangladeshi, Kosova dhe Libia (40)
  10. Liban, Sri Lanka, Sudan (41)

Dhe nëse pasaporta juaj nuk është një nga më të fortat në botë, ju keni mundësi. Indeksi Henley liston gjithashtu të gjitha vendet që do t’ju japin shtetësinë dhe pasaportën nëse u jepni para të mjaftueshme. Austria, Malta dhe Mali i Zi, mes shumë vendeve të tjera, ofrojnë qëndrim dhe shtetësi përmes programeve të investimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...