17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Vdekjet më të larta se sa raportimet”/ MSH i përgjigjet akuzave të PD për pandeminë: “

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për deklaratat e Partisë Demokratike, lidhur me artikullin e “The Economist” e cila ka raportuar për mbi numrin e vdekjeve nga koronavirusi në mbi 186 shtete të botës.

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar akuzat e thotë se PD i ka shtrembëruar gjetjet e gazetës prestigjoze, dhe i ka keqinterpretuar.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Artikulli i “The Economist”, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje (estimate) të fataliteteve shtesë. Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë Botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore.

Sipas raportit të “The Economist”, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

Shprehim keqardhjen për “vallen e vdekjes” që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fataliteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it.

Fatalitetet shtesë (estimated exess deaths) është një diferenca e numrit të viktimave të raportuara përgjatë një jave ose një muaji të caktuar, me numrin e vdekjeve të parashikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...