23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ndërtimi i kullave në truallin e selisë blu/ Reagon PD: “Mashtrimi i rradhës i Sali Berishës, selia e Partisë Demokratike është pronë publike”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook, një lajm sipas të cilit ekziston një plan për ndërtimin në truallin e Partisë Demokratike të disa kullave të larta, që do të shërbejnë si njësi banimi dhe shërbimi, por edhe si hotele.

Partia Demokratike i është përgjigjur pretendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e ka kosnideruar mashtrim dhe gënjeshtrën e radhës pasi selia blu është pronë publike.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike e cilëson shpërndarjen e këtij lajmi si një manovër dhe gënjeshtër të ish-kryeministrit Berisha për të shmangur vëmendjen nga dhuna e protestës së ushtruar më 8 Janar.

PD shkruan se ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...