23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Përdorimi i forcës i papranueshëm dhe i dënueshëm”/ Presidenti Meta: “8 janari nuk është një ngjarje e izoluar”

Në konferencën për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta ironizoi dorëheqjen e rojës së PD, një ditë para protestës, ndërsa e quajti një shembull pozitiv .

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk pranon të bëhet palë në lidhje me debatin brenda PD, ku në 8 janar u zhvillua edhe një protestë e organizuar nga Sali Berisha. Sipas Kreut të Shtetit 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar, ndërsa u shpreh se dhuna nuk është mekanizëm për marrjen e pushtetit.

“Më duhet të sqaroj qëndrimin tim për këtë çështje. 8 janari në vlerësimin tim nuk është një ngjarje e izoluar, por është një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh në sytë e shqiptarëve. Thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi ende në kushtet kur institucionet janë minuar nga kapja e segmenteve shtetërore. Për të gjitha energjitë duhet të mobilizoheshin për sistemin e llogaridhënës.

Perdorimi i forcës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrim të personave brenda selisë,janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje. Është e papranueshme të mohohet cdo mekanizëm demokratik zgjidhjeje. Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës, s është mekanizëm që legjitimon marrjen e pushtet Edhe mbajtja e tij me forcë është po aq i dënueshëm.

Mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë palë, por vetëm ballafaqimi përmes votës së lirë.

Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojes së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërise së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...