13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Ilir meta ne deklaratë për shtyp për zgjedhjet bashkiake: “Demokracia është votë e konkurencë të zjgedhin kandiatët më të mirë”

Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se nuk do të ketë asnjë konsultim me partitë politike në vend për datën e zgjedhjeve që ai do të vendosë për bashkitë që janë pa kryetar.

“Unë përmbush detyrimin tim në këtë proces të tjerët përmbushin detyrimin e tyre, unë nuk detyroj askënd të hyjë me pahir në zgjedhje, demokracia është votë e konkurencë të zjgedhin kandiatët më të mirë” theksoi Presidenti Ilir Meta në konferencë me gazetarët.

Pyetje: Ju keni deklaruar se Lulzim Basha iu është lutur t’i shtynit zgjedhjet e 30 qershorit, nëse në këto momente do u lutet duke pasur parasysh situatën në PD a do pranonit konsultime me partitë për një datë për këto zgjedhje lokale?

Përgjigja e Presidentit Ilir Meta: Nuk dua të hyj në polemika të panevojshme jam mëse i bindur që kam bërë një akt patriotik, që kam anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe që kam shmangur një konfrontim të programuar qartë prej kohësh mes demokratëve dhe opozitarëve me socialistët.

Duke dhënë mundësi për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që u minua nga të gjithë palët e duke dhënë mundësi për rrugëdalje. Ju e shikoni çfarë ndodhi në 9 janar brenda vetë demokratëve edhe pse s’kishte vetëm demokratë atje.

Presidenti nuk ka nevoje të ketë konsultim me askënd.

Për arsye se s’kemi të bëjmë me zgjedhje të përgjithshme vendore.

Nëse do veproja më parë do legjitimoja si kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit që ishin antikushtetuese, se dekretet e Presidentit nuk u sfiduan në asnjë gjykatë.
E vetmja gjykatë ku mund të sfidoheshin ishin Gjykata Kushtetuese.

Në këto kushte jam i detyruar thjesht të veproj në kushtet që parashikohet në raste të tilla e pres reagimin nga KQZ kush ka dëshirë të regjistrohet kush nuk ka dëshirë të mos marrë pjesë nuk imponoj por s’dua të dëgjoj më në Shqipëri po kjo pa kryetar po Presidenti cfarë bën pse në këto kushte?

Unë përmbush detyrimin tim në këtë proces të tjerët përmbushin detyrimin e tyre, unë nuk detyroj askënd të hyjë me pahir në zgjedhje, demokracia është votë e konkurencë të zjgedhin kandiatët më të mirë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...