22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Erdogan: Vëllai të qëndron afër kur ke nevojë, jo kur e thërret! T’i gëzoni!

Kryeministri turk Erdogan tha në fjalën e tij se ndërtimi nga 0 i 522 shtëpive për qytetarët shqiptarë dëshmon më së miri marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve.

Erdogan theksoi se parimi është se vëllai i vjen në ndihmë vëllait kur ai ka nevojë e jo kur thirret, duke shtuar se me firmosjen e memorandumit në korrik të 2020, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit turk

Erdogan: Si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet na lënduan zemrat tona njëjtë si popullit shqiptar.
Sapo morëm lajmin e hidhur morëm masa për të shëruar sadopak plagët e tyre, ne u mobilizuam me të gjitha mundësitë tona dhe u erdhëm në ndihmë.

Siç e theksoi miku im Rama, vëllai i qëndron vëllait kur ka nevojë e jo kur thirret.
Kemi dërguar pas tërmetit të gjitha materialet e ndihmës së shpejtë dhe ekipet teknike.

Duke qenë në kontakt me Ramën, ndoqëm nga afër të gjitha punimet. Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm bashkë iniciativa, filluam kontaktet tona me ndërkombëtarët dhe organizatat islamike.

Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që I erdhi në ndihmë është shenjë e këtij solidariteti të fortë mes nesh. Për të lehtësuar sadopak dhimbje e familjeve të prekura nga tërmeti ne morëm vendim duke firmosur memorandum që shtëpitë e rrënuara të rindërtoheshin nga 0.

Në muajin korrik 2020 sapo nënshkruam memorandumin, filluam ndërtimin e kantierit dhe pse virusi kishte shpërthyer. Para 13 muajsh bëmë ceremoninë, pikërisht këtu ku jemi. Sot po I dorëzojmë këto banesa, 522 njësi banimi.

Dua t’ju uroj familjarëvë që të gëzojnë këto shtëpi! Falenderoj të madhin Zot që edhe pse Turqia u sprovua me fatkeqësi natyrore ne arritëm të përbushim premtimin ndaj shqiptarëve.

Ajo që dua të theksoj: Shenja e vëllazërore është ti rrish vëllait kur ka nevojë e jo kur të thërret.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...