26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryebashkiakia e Kurbinit gati në lot nga fjalët Nikollës përpara Erdogan dhe Ramës

a nisur ceremonia e përbashkët mes Edi Ramës dhe Erdogan në Kurbin, ku do të dhurohen çelësat e shtëpive që janë ndërtuar nga Turqia, ku të pranishëm janë dhe ministra të të dyja qeverive.

Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara ka falënderuar Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’u dorëzojë vetë banorëve të Laçit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ndërkohë që vetë Cara është përlotur nga fjalët e kryeparlamentares Lindita Nikolla. Kjo e fundit e përgëzoi kryebashkiaken për punën e saj, edhe pse ishte nënë e një fëmije të vogël, dhe zbuloi edhe gjestin e saj.

Cara e cila edhe vetë humbi shtëpinë nga tërmeti, ka vendosur që të jetë e fundit që do të përfitojë.

“Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej tja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e undit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër”, tha Nikoll

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...