14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Zaloshnja: Zgjedhjet e 6 marsit do të përbëjnë sondazhin më të madh të mundshëm

Sondazhet e opinionit bëhen zakonisht me 1000- 1500 të anketuar, të përzgjedhur në mënyrë të tillë që ta përfaqësojnë sa më mirë popullsinë (brenda një marzhi gabimi statistikor +/ – 2.5% deri 3%). Kjo vlen si për një vend si SHBA, me 330 milionë banorë, edhe për një vend si Shqipëria, me 2.8 milionë banorë –sondazhet bazohen në të njëjtat ligje të teorisë së probabilitetit. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shqipëri, do të thirren për votim rreth 350 mijë banorë të rritur të 6 bashkive. Është mostra më e madhe statistikore që mund të ëndërrojë çdo sondazhist. Por, a përfaqëson kjo mostër statistikisht të gjithë elektoratin e Shqipërisë?

Nga pikëpamja demografike, 350 mijë banorët e rritur të 6 bashkive përbëjnë një pasqyrë pothuaj perfekte të elektoratit shqiptar. Raporti meshkujfemra është praktikisht identik me atë të të gjithë popullsisë. Raporti mes grupmoshave është praktikisht identik me të të gjithë popullsisë. Raporti i urban-rural është pothuaj identik me të të gjithë popullsisë.

Nga pikëpamja gjeografike, kemi një bashki veriperëndimore, një verilindore, dy të Shqipërisë së Mesme, një gjysmë jugore dhe një jugore. Për më tepër, Durrësi dhe Vora janë bashki me shumë banorë të shpërngulur nga të gjitha krahinat e vendit.

Nga pikëpamja politike, në të gjashta bashkitë (të marra së bashku), ndarja e votave të 25 prillit të vjetshëm mes dy kampeve (PS+PSD dhe PD-AN+LSI) ishte pothuaj e barabartë. Ashtu siç ishte në rang kombëtar.

Nuk dihet ende sesi do të regjistrohen kandidatët e opozitës në këto 6 bashki, por vendimet e KQZ-së duket se do ta detyrojnë Komisionin e Rithemelimit (të Berishës) që të dalë me kandidatë të përbashkët me LSI-në (etj.), sepse vetëm kësaj të fundit i janë pranuar komisionerë në komisionet e votimit e të numërimit. Komisionerët e tjerë janë të PS-së dhe të PD-së (së Bashës).

Në një skenar të tillë, zgjedhjet e 6 marsit (pavarësisht nuancave lokale) do të përbëjnë sondazhin më të madh të mundshëm, për testimin e përkrahjes aktuale elektorale kombëtare ndaj Ramës, Bashës e Berisha-Metës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...