34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Të ardhurat nga Doganat arrijnë rekordin e 1.6 miliardë euro në vitin 2021

Të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik duke iu afruar vlerës prej 1.6 miliardë euro për vitin 2021 duke tejkaluar planin dhe rekordin e mëparshëm të vitit 2019, të ndikuara nga rritja e konsumit pas pandemisë, çmimeve të importit dhe përmirësimit në administrim.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat për vitin 2021 janë realizuar në masën 193.2 Miliardë lek nga 169.05 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 24.1 Miliardë lek(rreth 240 milionë USD) me tejkalim të planit. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, rekordi historik i të ardhurave për vitin 2021 ka ardhur si pasojë e mirëadministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare

Analiza e faktorëve sipas modelit të Harvardit, e kryer nga Dogana, tregon që të ardhurat për vitin 2021 janë kryesisht si pasojë e mirëadministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Modelit, në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit rritja e të ardhurave nga çmimet rritura të importit zë vetëm 21% të rritjes totale të vlerës statistikore, ndërkohë që 79% e rritjes së te ardhurave vjen si rrjedhoje e mireadministrimit ndërkohë që duhet të mbahet në konsideratë efekti negativ me mbi 3 Mld lek të ardhura nga rënia e kursit të këmbimit të euro/usd ndaj lekut.

opennews.al

Sipas doganave, Janar-Dhjetor 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 12-mujor në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 12-mujori të vitit 2019:

opennews.al

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar tek çdo taksë, sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me një vit më parë.

  • Taksa Doganore + 1.2 Mld lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë jashtë BE
  • Akciza, në total +7.1 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +3.4 Mld, rritja e importit të cigareve me +2.7 Mld, Birrës me rreth 230 Mln lek, etj…
  • TVSH krahasuar me 12-mujorin 2020 ka dhënë rreth 30.8 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
  • +4.5 mld Lek rritja e Energjise elektrike
  • +4 mld Lek rritja e Karburantit të importit
  • +4 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
  • +3.2 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
  • +1.8 Mld lek rritje e importit të automjeteve të përdorura.
  • +1.3 Mld lek Gaz i lëngshëm
  • +1 Mld lek Plastika dhe artikujt e saj
  • +1 Mld lek rritje e importit të veshje, tekstile.
  • +840 Mln Lek Konstruksionet metalike
  • +730 Mln lek Ushqimet e pregatitura
  • +620 Mln lek Cigaret,, etj….
  • Renta +649 Milion lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë së eksportuar të naftës bruto me rreth 30,000 ton dhe gati dyfishimit të çmimit ndërkombëtar mesatar 12-mujor. Rreth 40 Mln lek plus janë siguruar nga mineralet e tjera.

Të njëjtën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në XII M Janar-Dhjetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku ndikimin kryesor e kanë dhënë karburantet që kanë shënuar rekordin historik të 638 mijë e 643 tonë, ose rreth 87 mijë tonë më shumë se viti kaluar.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...