14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Audiopërgjimi i kryebashkiakut Veliaj/ Reagon për herë të parë Edi Rama: “I neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po ndërhyn në zgjedhjet e krerëve të Shoqatave, ndërkohë që ka përdorur dhe fjalor banal në një takim informal.

Rama i është përgjigjur komentetit të një ndjekësi në Facebook, i cili i kërkon të shprehet për këtë ngjarje.

“Pershendetje zoti Kryeminister audio pergjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e kimunikimit qe perdor ai a jane te pranueshme per Kryetarin me te madh te Bashkive te vendit?! Do ket mase disiplinore per zoterin?! Pasi ai ka 1 miljon banore qe i paguajn taksat dhe presin sherbim nga ai!!”, shkruan komentuesi.

Në përgjigjen e tij, Kryeministri Rama thekson se ai i neverit të gjitha përgjimet dhe nxjerrjen e bisedave që behën në ambiente jozyrtare. Sipas tij këto nuk janë as prova dhe nuk merren përbazë.

“Andi Cenaj une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua”, thekson Rama.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...