25.7 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Mblidhet Këshilli Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve/ Manastirliu: “Të bëjmë një hap më shumë për të siguruar mirëqënien e fëmijëve tanë”

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve i thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me praninë e Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe partnerë.

Ministrja Manastirliu në hapje të fjalës së saj tha se ajo që na bashkon në këtë takim është interesi më i lartë i fëmijëve.

“Këtu jemi të gjithë së bashku me kolegët ministra dhe me përfaqësuesit e tjerë të qeverisë, por gjithashtu edhe me institucionet e pavarura, me organizatat e shoqërisë civile dhe me vetë prezencën e përfaqësive të fëmijëve, për t’u angazhuar të gjithë së bashku, për të bërë një hap më shumë drejt fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve; për të bërë një hap më shumë drejt gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes së fëmijëve; për të bërë një hap më shumë, në rritjen e investimeve në çdo sektor për të siguruar mirëqënien e fëmijëve tanë”, tha Manastirliu.

Duke folur për Agjendën Kombëtare për të Drejtat e fëmijëve 2021-2026, Manastirliu vuri theksin tek parandalimi dhe ndihma e menjëhershme për fëmijët në situatë risku.

“Ky Këshill ka ka një vlerë të shtuar në gjithë mekanizmin e sistemit të parandalimit të atyre fenomeneve që rrezikojnë më shumë fëmijët tanë. Nëse i gjithë zinxhiri i parandalimit funksionon sahat, duke filluar nga shkolla, tek policimi në komunitet, tek sistemi i mbrojtjes sociale, tek sistemi shëndetësor, tek drejtësia sociale, jam e bindur që eliminimi i fenomeve që ekzistojnë nuk do të jetë thjesht një objektiv i 10 viteve të mëtejshme por do të jetë një objektiv që mund ta arrijmë shumë shpejt”, tha Manastirliu.

Dukë kërkuar ndërveprim më të mirë nëpërmjet strukturave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se sfidë mbetet riintegrimi i fëmijëve.

“Jo më pak e rëndësishme është Integrimi i fëmijëve në situatë rrugë dhe fëmijëve në vështirësi sociale. Fakti që ne kemi zgjeruar strukturat me punonjës të të drejtave të fëmijëve padyshim që është një lajm i mirë. Por duhet që të gjithë ne me mbështetjen dhe rolin e pazëvëndësueshëm të shoqërisë civile të mos lëmë asnjë fëmijë që të arrihet të shpëtohet nga një situatë pa pasur më parë sistemin e parandalimit. Të mbrojmë fëmijët tanë duke parandaluar këtë fenomen. Kjo bëhet e mundur vetëm në sajë të bashkëpunimit me të gjitha strukturat në territor, shoqëri civile, institucione lokale, institucione qendrore dhe strukturat tona komunitare”, theksoi Manastirliu

Minstrja e ka quajtur 2022-ishin vitin e fëmijëve për vëmendjen dhe investimet për fëmijët.

“Do të jetë viti i fëmijëve sepse vëmendja jonë do të jetë tek ata fëmijë që kanë më shumë nevojë. Tashmë është ligj dhe ne jemi plotësisht të angazhuar për ta bërë sa më parë funksional një angazhim të Kryeministrit për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”. Gjithashtu, për të gjithë familjet që janë pjesë e programit të ndihmës ekonomike dhe kanë mbi 3 fëmijë, ne dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike, ndërsa për fëmijët pa kujdes prindëror, trefishojmë masën e mbështetjes financiare për ta. Do të jetë viti i fëmijëve sepse do të jetësohen disa programe shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare, që tashmë kanë filluar të marrin trajtë e tyre, si një investim për çdo fëmijë përgjatë këtij viti dhe sigurisht edhe në vazhdim”, tha Manastirliu.

Mbledhja e Këshillimit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmiëjve u mblodh për të koordinuar të gjitha institucionet me qëllim zbatimin e objektivave të Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026.
Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve që sapo është miratuar është e një natyre ndërsektoriale dhe përfshin qëllime, objektiva dhe masa, të cilat kanë si synim:
– Të ndikojnë në jetën e fëmijëve, përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në të gjitha nivelet;
– Të promovojnë një kulturë të të drejtave të fëmijëve dhe të hedhin bazat për pjesëmarrje kuptimplotë të fëmijëve;
– Të bëjnë të mundur mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës;
– Të sigurojnë të dhëna cilësore në funksion të përmirësimit të politikave dhe programeve të hartuara për fëmijët;
– Të realizojnë edukimin në funksion të mbrojtjes së fëmijëve gjatë përdorimit të shërbimeve “online, duke garantuar kështu mirëqenien dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...