35.2 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Në Tiranë, kosto e jetesës përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare

Në raport me Nju Jorkun, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të “Numbeo” databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës.

Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021 (numri 1 është më i shtrenjti).

Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35,5 % e shpenzimeve që duhen për të jetuar në Nju Jork (pa përfshirë Tiranën ishin sa 40.5% e mesatares së Nju Jork -ut).

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në Nju Jork janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

“Numbeo” përllogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e Nju Jorkut, që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20% më të shtrenjta se në qytetin e Nju Jorkut. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30% më e lirë se në qytetin e Nju Jorkut.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova (shih grafikun bashkëngjitur).

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Europë dhe ndër 6 më të lirët në botë, me 27% të mesatares së Nju Jorkut.

Numbeo përllogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë pa qiranë.

Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë pa qiranë.

Në krahasim me SHBA, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49.05% më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79.41% më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë 179,619.35 lekë pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë 50,941.26 lekë, pa qiranë.

Tirana është 61.05% më e lirë se Nju Jorku (pa qira). Qiraja në Tiranë është mesatarisht 88.73% më e ulët se në Nju Jork .

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet shpenzimet për restorantet, transportin dhe shërbimet komunale.

Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (me përjashtim të qirasë).

Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Jersey, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapor. Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...