26.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Bashkia Durrës do të bëj rikonstruksionet në rrethina i cili do të kap shifrat deri në 1.3 milionë euro

Bashkia e Durrësit do të ndërhyjë në kuadër të procesit të rindërtimit për rikonstruksionin dhe riparimin e hapësirave të përbashkëta në pallatet që ndodhen kryesisht në rrethina.

Konkretisht bëhet fjalë për një fond limit 3.1 milionë euro dhe procedura tashmë e çelur ka në përmbajte të saj dy lote. I pari parashikon Rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.5 dhe Rrashbull dhe i dyti rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.1, 2, 3, 4, 5, Sukth, Manëz.

Bashkia ka sqaruar në dokumentet e saj se afati për realizimin e punimeve është 168 ditë ndërkohë që subjekti që do të fitojë garën e për rrjedhojë do të jetë edhe zbatuesi do të duhet të japë garanci për të paktën dy vite nga momenti i ndërhyrjes.

Për lotin e parë referuar kodeve të vëna në dispozicion nga Bashkia e Durrësit janë rreth 100 objekte ndërkohë që për lotin e dytë janë rreth 72 objekte.

Afati për dorëzimin e ofertave sipas dokumenteve nga ana e operatorëve të interesuar është data 2 mars e këtij viti.

Bashkia e Durrësit, ishte bashkia e prekur më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 me dëmtime të jashtëzakonshme në ndërtesa. Kjo bashki arriti të kalonte me shpejtësi fazën e parë të procesit të rimëkëmbjes, që lidhej me mundësimin e granteve të rikonstruksionit për dëmtimet më të lehta të kategorisë DS1-DS2-DS3.

Në total sipas shifrave zyrtare deri në dhjetor 2021 ishin 14.291 përfitues të granteve të rikonstruksionit. Shpërndarja e tyre u mundësoi familjeve të bënin ndërhyrjet në mënyrë të pavarur dhe të riktheheshin, apo të vazhdonin qëndrimin në banesat ekzistuese.
.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...