1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Grida Duma për Sali Berishën: Çohet pa asnjë nderim më i vjetri ndër nesh dhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në foltoren e Parlamentit reagoi ndaj Sali Berishës, duke thënë se u ngrit pa asnjë nderim për të bërë të pamundur opozitarizimin.

Teksa iu drejtua qeverise, Duma u shpreh se Partia Demokratike nuk është mundur nga PS, por është mundur nga vetja. Sipas saj, ndersa Berisha mbante fjalimin ne Parlament fytyrat e përfaqësuesve të mazhorancës shkëlqenin.

Kjo klasë politike, u shpreh Duma, e ka humbur moralin dhe mundësinë që ti japë shqiptarëve mirëqenien që e meritojnë.

“Jemi sot siç kemi qenë prej kohësh përballë njëri tjetrit duke mashtruar secili më shumë tjetrin. Hipokrizi, big brother politik kudo dhe dëgjoj ministret tuaja që drejtohen nga ne dhe thonë ju kemi mundur 3 here. Ne nuk na kemi mundur ne, dhe ne nuk jemi mundur nga ju. Unë jua them nga kush jemi mundur ne. Ju keni mundur një gje, të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Që nuk thuhen të vërtetat më ju e konsideroni mafiozllik politik dhe se jemi të mençur se ja fusni të gjithëve.

Unë do ta filloj nga të vërtetat tona. Po, ne jemi mundur, por jo nga ju, por nga vetvetja. Ne po na mund vetja dhe jo ju.

Shikoj këtu që çohet më i vjetri ndër nesh që jemi përpjekur ta nderojmë, pa asnjë nderim çohet dhe thotë gjithçka është e mundur për të bërë të pamundur opozitarizmi, ndërsa ju shikoja ju me portrete ai fliste, juve shkëlqenit sepse shikonit sesi ne mundim vetveten. Kjo është ajo që po ndodh

Një gjë është e sigurt, të thuash të vërtetën është forcë, të fshihesh pas të vërtetave të tjetrit është dobësi, të mos thuash kurrë të vërteten tënde është dobësi

Kjo klasë politike ka humbur moralin dhe mundësinë që ti japë shqiptarëve mirëqenien që e meritojnë.

Ajo që bëni ju me fondet IPA dhe me vetë sjelljen ndaj BE ju thoni mashtrimet e mundshme, s’ka gje ne na lusin po nuk na futët

Me çfarë doni të mundni ju? Kush është çështja këtu? Çështja është kë mund kë në politikë? Kë mbështet kë, kush ja fut kujt në politikë. Se thoni s’ka problem se ne nuk futemi në Evropë se na lusin. E vetmja gjë që lusni ju është borxhi”, u shpreh nder te tjera Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT