27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Aeroporti i Prishtinës është ndër 100 më të ngarkuarit në kontinentin e vjetër

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është ndër 100 më të ngarkuarit në kontinentin e vjetër, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën (ACI).

Aeroporti i Prishtinës hyri në top 100 për herë të parë, duke u pozicionuar si i 88-ti më i ngarkuari me 2.176.036 udhëtarë që kaluan përmes këtij aeroporti.

Aeroporti “Adem Jashari” doli përpara atij të Glasgoë, Keflavik (Reykjavik) dhe Vilnius, por vetëm pas Romës Ciampino dhe Jerevanit. Aeroporti i Prishtinës ka shumë gjasa të regjistrojë më të ngarkuarin vit në histori dhe të kapërcejë rezultatet e tij para virusit Covid.

Në rajon, vetëm Aeroporti i Beogradit doli të jetë më i ngarkuar. Aeroporti i Beogradit u rendit i 71-ti përpara aeroporteve si Edinburgu, Krakovi, Malta, Minsku dhe Riga, por vetëm pas Venecias dhe Sofjes.

Ai i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës në vitin 2021, i ndjekur nga ai i Moskes Sheremetyevo, Parisit – Charles de Gaulle, Amsterdamit dhe Moskes – Domodedovo. Me një rënie prej 34,6% në numrin e udhëtarëve në krahasim me vitin 2019, aeroportet jashtë Bashkimit Evropian tejkaluan ndjeshëm mesataren e kontinentit, e cila qëndroi në një rënie prej 64,6% të pasagjerëve në nivelet para Covid. Olivier Jankovec, Drejtori i Përgjithshëm i ACI Europe, tha: “Pas humbjes së 1.72 miliardë pasagjerëve në vitin 2020, ne të gjithë kishim shpresa të mëdha për një rikuperim të fortë në 2021. Por viti i kaluar u dëshmua një tjetër i vështirë, pasi aeroportet evropiane përfunduan duke humbur 1.4 miliardë të tjerë pasagjerë në krahasim me vitin 2019. Kjo do të thotë se ata mbeten nën stres të konsiderueshëm, me dobësi financiare sistematike në të gjithë industrinë tonë”.

“Reagimi i gjunjëzuar i shumë qeverive që injoruan udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nxituan të rivendosin ndalimet e udhëtimit dhe kufizimet e tjera në fund të vitit 2021, përfshirë udhëtimin brenda-evropian, ka ndikuar në rimëkëmbjen tonë. Megjithatë, këto kufizime të udhëtimit nuk bënë asgjë për të ndaluar përhapjen e Omicron, siç u njoh vetëm javën e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. Tregu evropian më i prekur në vitin 2021 ishte Finlanda, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Republika Çeke dhe Irlanda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...