12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Paga minimale ne Shqipëri më e ulëta/Eurostat “zbulon” diferencën: Shqipëria nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë

Paga minimale në Shqipëri jo vetëm është më e ulëta në Europë (përveç Kosovës), por ajo vlen shumë më pak, nëse llogaritet se çfarë mund të blesh me të.

Eurostat, krahas publikimit të pagës minimale në vlerë, jep edhe treguesin e pagës minimale, të matur sipas standardit të fuqisë blerëse.

Ndërsa diferenca me Bullgarinë (të dytën pas nesh) për pagën minimale në vlerë është rreth 17%, kur matet sipas standardit të fuqisë blerëse, hendeku thellohet ndjeshëm, sidomos me vendet e rajonit, të cilat rezultojnë se kanë një kosto jetese më të lirë.

Standardi i fuqisë blerëse (PPS) është një njësi e përbashkët artificiale e monedhës referente, e përdorur në Bashkimin Europian, e cila eliminon dallimet e niveleve të çmimeve midis vendeve.

Pra, një PPS ju lejon të blini të njëjtin vëllim mallrash dhe shërbimesh në të gjitha vendet.

Teorikisht, një PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend. Megjithatë, diferencat e çmimeve përtej kufijve nënkuptojnë se nevojiten sasi të ndryshme të njësive të monedhës kombëtare për të njëjtat mallra dhe shërbime në varësi të vendit. PPS përftohen duke pjesëtuar çdo agregat ekonomik të një vendi në monedhën kombëtare me barazinë e fuqisë blerëse të tij përkatëse.

Sipas Eurostat, paga minimale në Shqipëri, e matur sipas standardit të fuqisë blerëse është 365 PPS, ndërsa në Mal të Zi dhe Serbi, ky indikator është rreth 590-600 PPS, pothuajse dy herë më e lartë sesa në Shqipëri.

Koston më të lirë të jetesës në rajon e ka Maqedonia e Veriut, me PPS njësi, më shumë sesa dyfishi i Shqipërisë.

Në krahasim me shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore, fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri është katër herë më e ulët, p.sh., në krahasim me Gjermaninë.

Edhe të dhëna të tjera tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, në totalin e buxhetit, një tregues ky i nivelit të lartë të varfërisë.

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë.

Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%. Më e ulëta në Europë është në Mbretërinë e Bashkuar, me 7.9%, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime e kanë rumunët me 23.1% ndaj totalit.

Buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare në raport me totalin që ata kanë në dispozicion në një muaj është tregues i varfërisë më të lartë (ushqimet janë shpenzimi i domosdoshëm për mbijetesë), por edhe çmimeve relativisht të larta në raport me të ardhurat.

Vendi ynë ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë, në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është ndër më të lartat Rajonale, duke iu afruar më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020. Sidomos, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës.

Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon.

Edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria mban rekord. Sipas Eurostat, shpenzimet konsumatorë finale për ushqime dhe pije jo joalkoolike ishin sa 31.5% e PBB-së në vitin 2019, ndërsa vendi i dytë pas nesh është Mali i Zi me 22.7% të PBB-së. Mesatarja e Bashkimit Europian-27 për këtë tregues është vetëm 6.8% e PBB-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...