26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Udhëtoi me charter privat”/ Rama i kundërpërgjigjet akuzave të PD-së: “Budallallepsja vjen nga dy rrugë njëra të…

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për udhëtimet me charter privat.

Ishte deputetja Orjola Pampuri ajo që të martën iu drejtua sërish me disa pyetje për nje udhetim te kryeministrit ne Suedi ditet e fundit dhe e akuzoi se “ka shpenzuar mbi 790 mln euro për lukse gjatë 8 viteve në pushtet”.

Në një dalje për mediat kreu i qeverisë mohoi akuzat e PD-së se kishte qëndruar në resortin luksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, që ka qenë dikur e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake, ndërsa shtoi se budallallepsja vjen nga dy rrugë.

“Po Suedia ku hyn ketu? Jo, une nuk kam udhetuar ne drejtim te Suedise. Sidoqofte, ceshtja e pageses se ketij udhetimi imagjinar nuk duhet lene pa u zbardhur.

Ndaj duhet pyetur urgjent ai qe i uli 5004 delegate imagjinare ne 1958 vendet reale te Pallatit te Kongreseve. Gjeni nje perkthyes e mos shikoni vetem fotografite“, eshte pergjigja e kryeministrit Rama.

“Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...