14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rama ironizon akuzat: “U duhet varur një teneqe në qafë dy të marrëve që kanë marrë peng PD për arsye personale”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me ironi akuzave të Partisë Demokratike se ka udhëtuar me një charter luksoz, i cili vetëm karburant do 120 mijë euro.

Në një video-mesazh në “Facebook” Rama thekson se ka udhëtuar drejt Mynihut me një biletë ekonomike 345 euro, ku shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i tij i vogël.

“Fakti që kam dalë në fotografi, pranë me resortin legjendar, s’do të thotë se kam qëndruar aty, unë kam qëndruar me familjen në Mynih. Kam kaluar një orë ne zonën e liqenit me gazetaren, për rubrikën e saj të njohur me personalitete, të ftuara për një bashkëbisedim në natyrë. Kështu që në vend që të shkoni te llixhat e carëve dhe perandoreshave, gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë.”, tha ai.

Pampuri: Rama tha se i kishte shpenzuar paratë për hallin e tij, për të dhënë një intervistë…

Rama: Jo, unë nuk njoftova këtë dje. Kush më dëgjoi e deshi të dëgjove, dëgjoi qartë se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro, me familjen, me gruan dhe djalin e vogël.

Pampuri: A ka udhëtuar ditët e fundit Rama në Suedi, kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi?

Rama: Ç’lidhje ka udhëtim Suedi me intervistën në Mynih. Jo! Unë nuk kam udhëtuar në Suedi. Sidoqoftë, çështja e pagesës së këtij udhëtimi imagjinar s’duhet lënë pa u zbardhur, prandaj duhet pyetur urgjent ai që i uli 5004 delegatë imagjinarë në 1958 vendet reale në Pallatin e Kongreseve.

Pampuri: Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve vetëm për fluturime…

Rama: 8 vite fluturime, herë 5 humbje, shumëzim për 7 dyer të blinduara, herë 7 brava, pjesëtim për 42 vare, bëjnë një teneqe të ndarë më dysh, që u duhet varur në qafë nga demokratët e arsyeshëm shqiptarë dy të marrëve që kanë marrë peng PD për arsye krejt personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...