25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Rama në Kukës për destinacionin e ri : Nuk i ndahem Kukësit, derisa djemtë e Londrës të fluturojnë me tarifa simbolike”

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet këtë të premte në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të kompanisë ‘WizzAir’ do të nisi operimet e pandërprera me 4 destinacionet e tjera në muajin Maj.

Kreu i qeverisë ka dhënë edhe premtimin e radhës për të gjithë djemtë e Londrës, të cilët i siguron se nuk do të ndalet derisa aeroporti i Kukësit të kryejë fluturime drejt Londrës dhe anasjelltas, me tarifa simbolike

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Aerportin e Kukësit, ku ka dhënë premtimin e radhës:

Nga sot kompania është edhe në Kukës, me 4 destinacione dy herë në javë, që nga Maji do të jenë fluturime të vijueshme, me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar dhe për destiniacionin tjetër të rëndësishëm që është Anglia, unë nuk i ndahem Kukësit, sa djemtë londinezë të Kukësit, të kenë fluturime me tarifa krejtësisht simbolike.

Është dita për tu thënë atyre që nuk kanë asnjë kapacitet durimi, që punët e mira kërkojnë durim, kemi dëgjuar shumë gjëra pasi e hapën aeroportin, në fund fjalët i merr era dhe punët e mira mbesin. E gjithë kjo zonë ka një të ardhme shumë të mirë, e falenderoj drejtorin që e ka parë Kukësin si mundësi të mirë, se fillimisht ishte skeptikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT