26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Në pranga 9 persona për vepra të ndryshme /Punë intensive për zhdukjen e një 43-vjeçari në Tiranë

Një 43 vjeçar me inicialet E.M është zhdukur nga dita e djeshme në Tiranë.

Mësohet se vëllai i tij, shtetasi S.M 41 vjeç ka denoncuar zhdukjen e tij në polici, ndërsa po punohet intensivisht për gjetjen e 43 vjeçarit.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga po ashtu 9 persona për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 9 shtetas, 3 prej tyre shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Gentian Elezi, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e ka dënuar 1 vit e 5 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

– Xh. S., 39 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”, pasi me anë të mashtrimit, ka këmbyer disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, në një pikë këmbimi valutor;

– E. A., 20 vjeç, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë shuma të konsiderueshme parash shtetases M. S., 42 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit G. S., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me një shtetas tjetër, ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit E. G. Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. K., 33 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. B., 53 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Sh. Ll., 20 vjeçe dhe G. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– O. S., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit Sh. Z., 31 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në telefonat e tyre përkatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotarive sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. K., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin S. I., 61 vjeç.

Më datë 03.02.2022, shtetasi S. M., 41 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vëllai i tij, shtetasi E. M., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...