5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Katër vajza e gra kanë rënë pre e dhunës në Fier ,arrestohen 4 persona

Katër vajza e gra kanë rënë pre e dhunës në Fier ndërsa policia ka arrestuar disa nga autorët. Një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Ndërkohë një 28—vjeçar është proceduar pasi ka dhunuar motrën e tij. Sipas burimeve një i ri nga Patosi është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar ish-të dashurën e tij. Sipas komunikatës se policisë në 24 orë janë arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale, është proceduar 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

NJOFTIMI

Fier

Vihen në prangat e Policisë, 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. S., 48 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 17.01.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 45 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

U procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 28 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. B., 20 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

•R. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

•F. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...