15.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Shkodër, kanosi me armë gjahu bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 35-vjeçari

Shkodër

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti familjar.

Kanosi me armë gjahu bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 35-vjeçari.

Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: “Marrëveshje ose pasoja të rënda” – SHBA lë të hapur opsionin...

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani duhet të zgjedhë mes nënshkrimit të një marrëveshjeje...

Arrestohet në Barcelonë 29-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar – i armatosur me...

0
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Franca dhe Spanja për trafik droge dhe...

Alarm i rremë në Britani: Radio lokale shpall gabimisht vdekjen e Mbretit Charles III,...

0
Një incident i pazakontë ka shkaktuar reagime në Britani, pasi një radio lokale transmetoi gabimisht lajmin për vdekjen e Mbretit Charles III, duke u...

Tragjedi në Librazhd–Prrenjas: 65-vjeçarja humb jetën pasi përplaset nga automjeti në “Urën e Spatharit”

0
Një aksident me pasojë fatale është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e njohur si “Ura e Spatharit”, ku...

PS dhe PD arrijnë marrëveshje për Rregulloren e Kuvendit – ndryshojnë raportimet e institucioneve...

0
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, pas negociatave që kanë zgjatur disa ditë mes përfaqësuesve...