30.3 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Rritja e çmimeve/ Deputetja Ina Zhupa: “Çdo familje paguan 50 mijë lekë më shumë në muaj”

Deputetja e PD , Ina Zhupa ka deklaruar se familjeve shqiptare i janë shtuar shpenzimet për shportën bazë.

PD thotë se në vitin 2021, një familje shqiptare nxori nga xhepi çdo muaj mesatarisht 50 mijë lekë më shumë për produktet e shportës bazë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se përllogaritjen e ka kryer në bazë të të dhënave të INSTAT.

Sipas saj qeverisja e korruptuar nuk mund të mendojë për qytetarët shqiptarë dhe me këto ritme Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Reagimi i plotë:

Shqiptarëve gjatë 2021 i janë shtuar mesatarisht 50 mije lek shpenzimet për shportën bazë, për familje në muaj!

Të dhënat janë të vetë organeve shtetëtore siç është INSTAT. Cdo produkt ka pësuar rritje nga 100 lek ne 1000 lek të vjetra! Buka është rritur me 100 lek, Vaji per gatim me 300 lek, 10 kokrra vezë me 300 lek, orizi me 300 lek, sheqer me 300 lek, bulmeti nga 100-500 lek, gazi per shtepi me 400 lek, frutat dhe perimet nga 500-1000 lek, mishi me 1000 lek dhe Transporti, sipas cmimeve të karburateve nga 500-1000 lek me shumë.

Por shqiptarët s’kanë nevojë për statistika për ta ditur që i kanë xhepat më bosh, kostoja e jetesës është rritur dhe pagat e tyre janë më ultat në Europë.

Me këtë qeverisje të korruptuar dhe që nuk mendon për qytetarët, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Të gjithë bashkë duhet të përshpejtojmë largimin sa më parë! 6 Bashki kanë rastin të tregojnë në zgjedhjet lokale refuzimin për këtë model që varfëron dhe nuk pyet për qytetarët.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama paralajmëroi reformën e ASHK-së”, media ngre akuza për emërimet: “Një ish-kamarier drejton sot...

0
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një reformë të thellë në administrimin e pronave është shoqëruar me akuza të forta ndaj drejtimit të Agjencisë...

“Nëna dhe vajza shqiptare dërgohen për trajtim në Greqi pas aksidentit të rëndë në...

0
Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat–Tiranë më 30...

“Sekuestrohen rreth 3 ton kokainë” – Operacion i madh në Paqësor, marina meksikane ndalon...

0
Autoritetet meksikane kanë sekuestruar rreth 3 ton kokainë dhe kanë arrestuar katër persona gjatë një operacioni të zhvilluar në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca. Droga...

Marjana Koçeku nga Parlamenti Europian: “Kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë mbështetje”

0
Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian, ku ka reflektuar...

“Britania është dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë” – JD...

0
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Britania është “dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë”, duke reaguar...