14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohet një grua në Tiranë, procedohet bashkëpunëtorja e saj, kryenin blerje me karta të vjedhura

Një 33-vjeçare e identifikuar si Junida Muharemaj është vënë në pranga pasi në bashkëpunim me një 35-vjeçare me iniciale M.M kanë përdoruar të dhëna kartash bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga qytetarë të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Nga hetimet, rezulton se 33-vjeçarja ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë dyshimet janë se ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet.

Gjatë kontrollit fizik në banesat e dy qytetareve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Dy telefona celular të markës iPhone;

– Karta të ndryshme;

– Dokumente dhe fatura të ndryshme bankare.

Po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...