34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Thellohet diferenca mes Joe Biden dhe Donald Trump, ja rezultatet më të fundit nga SHBA

Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe intensifikohet. Ka një qartësim në rezultat dhe tashmë edhe një diferencë të dukshme mes dy kandidatëve, Joe Biden, që ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 238 vota elektorale, dhe Donald Trump me 213.

Biden ka marrë shtete si Washington, Oregon, Kalifornia, New Mexico, Kolorado, Minnesota, Ilinois, Virginia, Nju Jork, Nju Jersey, Vermont, Nju Hampsher, Masaçusets Konektikat, Delaware, Pensilvani, Kansas, Maryland

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.

Garë e fortë po bëhet në Florida, Georgia dhe Texas ku Trump është në avantazh fillimisht, por herë pas here ka pasur përmbysje.

Përfundimisht gara e ‘nxehtë’ dhe deçizive duket në Florida, Ohio, Texas e Pensilvani. Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë.

Sipas projeksionit të AP, Biden me të gjitha gjasat mund të marrë Kaliforninë që ka plot 55 vota elektorale, Oregonin që ka 7, Uashingtoni 12 që krijojnë dhe një diferencë të madhe me Trump.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...