23 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Pushtimi rus në Ukrainë/ Johnson: “Britania e Madhe do të përshpejtojë sanksionet kundër rusëve”

Britania e Madhe do të mund të lëvizë më shpejt sa i përket sanksionimit të biznesmenëve rusë, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministri britanik Boris Johnson, duke shtuar se masat e reja ligjore do të dërgohen në parlament javën e ardhshme.

I pyetur nga korrespondentët e huaj në Londër se pse Roman Abramovich, biznesmeni rus i profilit më të lartë në Britani për shkak të pronësisë së tij të Klubit të Futbollit Chelsea, nuk ishte sanksionuar, Johnson tha se qeveria duhej të jetë e kujdesshme.

“Nuk ka kuptim të thuhet, po, ne do të marrim masa ndaj tij, dhe më pas të përballemi me avokatët e tij. Kështu që ne duhet ta kuptojmë siç duhet. Ne gjithashtu po përpiqemi të mos e bëjmë këtë vetëm për një individ”, tha Johnson.

Britania është kritikuar se nuk ka lëvizur aq shpejt me sanksionet kundër individëve siç ka bërë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Johnson tha se amendamentet në legjislacionin britanik për krimet ekonomike që do të paraqiten në parlament të hënën do të ndihmojnë qeverinë të veprojë më me shumë shpejtësi.

Britania sanksionoi të enjten edhe dy rusë të tjerë – industrialistin Alisher Usmanov dhe ish-zëvendëskryeministrin Igor Shuvalov. Abramovich tha të mërkurën se do të shesë klubin e futbollit Chelsea dhe premtoi se paratë nga shtija do t’i dhurojë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...