26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘Kaos total’ në Volnovakha, ukrainasit: Ka shumë njerëz nën rrënoja, kufoma të shtrira përreth…

Vullnetarët dhe shërbimet e urgjencës po punojnë me shpejtësi marramendëse ndërsa përpiqen të evakuojnë njerëzit nga qyteti i rrethuar i Volnovakha, pasi Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të ndalonte bombardimet e saj atje, si dhe Mariupol, që të dy ndodhen në Ukrainën juglindore.

“Ne kemi dëgjuar nga miku im që jeton atje se ka kaq shumë njerëz brenda, në fakt nën ndërtesa, nën ndërtesat e shkatërruara,” tha për CNN Denys Tsutsayev, një nga vullnetarët që koordinon evakuimin.

“Ka probleme me ujin, energjinë. Ka kaq shumë njerëz pa ngrohje dhe asgjë që kanë qenë në Volnovakha gjatë gjithë këtyre ditëve,” tha Tsutsayev.

CNN mori një deshmi nga Marina Gasanova, një banore e një fshati afër Volnovakha, burri i së cilës është përpjekur të evakuojë njerëzit nga qyteti ditët e fundit.

Në fillim të kësaj jave, ajo shkroi:

“Situata në qytet është shumë e frikshme. Nuk ka mbetur pothuajse asgjë në qytet, diçka vjen në çdo minutë nga të gjitha anët, nuk është e qartë se çfarë … dhe nuk është e qartë se nga vjen. E frikshme, e çmendur!”

“Burri im tha: “Unë futem, aty qëndron një makinë, vij e kthehem, i nxjerr njerëzit jashtë, kur të vij prapë makina është në flakë”. Atje, çdo minutë, çdo sekondë, të gjithë qëllojnë. Nga të gjitha anët. Është thjesht e pamundur! Ka kufoma të shtrira përreth, krahë të shqyer, këmbë të grisura.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...