24.4 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

“Vdekje civile të panumërta, janë diçka që Kina nuk dëshiron të shikojë”Deklarata e ministrit të jashtëm pas telefonatës me Blinken

Kina ndodhet gjithmonë e më shumë në vështirësi, në pozicionimin e saj si aleat i Rusisë. Pozicioni delikat i Pekinit zyrtar u shpreh edhe në telefonatën midis ministrit të Jashtëm Wang Yi dhe homologun  e tij amerikan, sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

Wang Yi deklaroi se zhvillimet e luftës në Ukrainë, ku qytete të tëra po përjetojnë shkatërrime dhe vdekje civile të panumërta, “janë diçka që Kina nuk dëshiron të shikojë”, dhe se kriza mes palëve duhet të zgjidhet me “dialog dhe negocim”.

Kryediplomati kinez theksoi se Perëndimi duhet të negociojë me anë të një dialogu të barabartë, duke nënvizuar se “duhet bërë kujdes për impaktin negativ që ka zgjerimi i vazhdueshëm  i NATO-s në lindje”.

Por nga ana tjetër, Blinken u përgjigj se  Putin do të paguajë një çmim të lartë për një luftë të pajustifikuar dhe të paramenduar”.

Sekretari i Shtetit me gjuhë diplomatike i bëri kërkesë Pekinit të pozicionohet në dënimin ndaj agresionit të Kremlinit, kur theksoi se “bota po sheh se cilët janë kombet që mbajnë qëndrim mbi të drejtat themelore të lirisë, dhe sovranitetit”.

Ndërkohë, edhe pse në çdo vendim në OKB ka mbajtur qëndrim abstenues, Pekini zyrtar ndodhet në pozicion të vështirë të brendshëm, me shumë kompani kineze të kalibrit ndërkombëtar që nuk duan të duken si mbështetëse të luftës së shpallur nga Vladimir Putin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...