34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tiranë pritet që të mbahet protesta e radhës kundër rritjes abuzive të çmimeve, pasi kryeministri si pranoi kërkesat e tyre

Teksa sot skadon afati që qytetarët i lanë qeverisë, për të plotësuar kërkesat e tyre, në orën 11:00, në Tiranë pritet që të mbahet protesta e radhës kundër rritjes abuzive të çmimeve, me pretendimin e luftës në Ukrainë.

Protesta pritet të nisë në Sheshin Skënderbej, dhe më pas të zbresë në drejtim të kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalime të ndryshme nga aktivistë apo qytetarë. Që nga protesta e parë, që u mbajt afro dy javë më parë, kanë ndryshuar disa gjëra, me qeverinë që ka ngritur dy borde, për monitorimin e çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve të shportës.

Nga ana tjetër, për qytetarët kjo është e pamjaftueshme, marrë shkas dhe nga deklarata abuzive të ministrave që në Shqipëri mund të jetohet me 130 euro në muaj, dhe kjo shumë është tregues që të mos konsiderohesh i varfër.

Kërkesat e qytetarëve përfshijnë mes të tjerave heqjen e disa taksave që janë të përfshira në çmimin e naftës, si dhe pezullimin e TVSH-së për produktet e shportës.

Rama e ka quajtur protestën të nxitur politikisht, e madje ka shkuar deri atje sa ka thënë se shfaqje të tilla në rrugët e Tiranës, në një kohë lufte, i shërbejnë Rusisë. Këto pretendime nuk gjetën përkrahje nga Komisioni Europian, i cili dje në një deklaratë, e konsideroi legjitime protestën e qytetarëve shqiptarë, si një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike.

Kërkesat e plota:

Masa per uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marxhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:
Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.
Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masen 10% në vijim) dhe mbikqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.
Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.
Masa për mirefunksionin e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:
Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikqyrje ne vijimesi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e perkohshem apo anullimin e tyre në favor të interesit publik.
Mbikqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqiperise nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë perqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zoterojne mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.
Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.
Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.
Masa mbështetëse dhe subvencionime:
Përcaktimi dhe publikimi i përvitshem i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesëshme me minimumin jetik.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Përmbledhje në Pika:

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.

Hetim e mbikqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...