24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: “Situata paraqitet e shëndetshme, nuk ka vatra të tjera të dyshuara”

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në konference për mediat deklaroi se fatmirësisht nuk ka raste të reja të identifikimeve me gripin e shpendëve.

Ermira Gjeçi deklaroi se vijon puna për asgjësimin e shpendëve të zbuluara si të prekura nga sëmundja e gripit, si dhe se po punohet që të parandalohet përhapja e gripit të pulave në fermat e tjera.

Ajo theksoi se ushqimet në vendin tonë në qendrat e licencuara janë të sigurta për konsumatorin, siç janë produktet e mishit dhe të vezëve.

“Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve, gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi patur konfirmime për asnjë rast të ri nga ISUV, Po ashtu nuk ka patur as denoncime apo njoftime në numrin e gjelbër “0800 33 66”.

Në të gjithë territorin e vendit vazhdon procesi i eliminimit dhe groposjes së shpendëve të ngordhur sipas Planit të Kontigjencës dhe protokolleve përkatëse duke zbatuar rregullat e mirëqenies së kafshëve në maksimumin e mundësive reale logjistike.

AKVMB ka vazhduar monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim për prodhim vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga kontrollet e kryera për monitorim, situata paraqitet e shëndetshme, pasi nuk ka vatra të tjera të dyshuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Gjithashtu, u miratua urdhri Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” dhe po vijojmë bashkëpunimin me njësitë e bashkëqeverisjes vendore në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitjen e tyre, përfshirjen e trupës veterinare në rritjen e vigjilencës dhe ndërgjegjësimit të fermerëve.

Aktualisht

  • Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
  • Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
  • Janë marrë masat për kontrollin e lëvizjes së shpendëve nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregje përkatësisht për qarkun Durrës, Dibër, Korcë dhe Fier.
  • Po kryejmë monitorimin e vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.
  • Po fuqizojmë flotën e veterinerëve zyrtarë
  • Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit
  • Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Është e rëndësishme të theksojmë vazhdimisht se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta për konsumatorin.

Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.

Në faqet web të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve mund të gjeni informacionin e nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët, tha zv.ministrja.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...