24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Goditet një rast tjetër shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 3 shtetase

Finalizohet operacioni policor i koduar “Compensation”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; – E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”; – Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...