35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ish-kryeministri Sali Berisha tregon çfarë i tha Alibeaj: “Me ty ‘non grata’ nuk fiton PD”

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në takim me demokratët e Tepelenës në Foltoren e radhës. Berisha u shpreh se sot koha i thërret demokratët në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

“Me ushqimet nuk luhet. Është loja më e rrezikshme që bëhet. Ka vetëm një zgjidhje. Kompensimi i plotë i rritjes së çmimit të tyre. Një personalitet shkruante dje dhe bënte thirrje se po ndodhin shumë gjëra, ku janë demokratët. Koha na thërret në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve nga papërgjegjshmëria e plotë. Ndaj dhe duhet të bashkohemi dhe të mobilizojmë fuqitë tona për një përballje të fuqishme. Kjo qeveri nuk Meriton asnjë ditë në pushtet.

Berisha foli sot edhe për takimin me kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj të premten. Berisha tha se Alibeaj i kishte thënë se me të non grata PD nuk fiton, por se ai i kishte kujtuar 1997 dhe 2005 kur PD fitoi dhe ndryshoi Shqipërinë.

“Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë. Ju garantoj që kjo frymë pajtimi ekziston edhe në qendër, por ndonjë problem i vogël ekziston. Para se të bëj një prononcim siç e patë ju, unë takova palën ndryshe të themi, që mendon ndryshe, para se të dal me gazetarët, këto fjalë iu thashë. Por duhet të jemi të hapur, në dialogun që pata me z. Alibeaj, po më thotë, por me ty ‘non grata’ nuk fiton PD-ja. Mirë i them unë. Prisni, do ju tregoj një histori të bukur ju. I them shiko, edhe në ‘97 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam, erdhi 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë, ta anëtarësojnë në NATO”, tha Berisha.

Dy ditë më parë Biden i çoi mesazh Putin për hapësirën e NATO-s. Ne arritëm TAP-in që para një jave dërgoi gaz jo rus në Perëndim. Beteja ime kryesore ishte anti ruse. Sepse ata kanë qenë me shekuj kundër nesh. Po të ishte Edi Rama e kishte pranuar 100 herë gazin rus. Si do merrnim ne gaz rus?! PD realizoi këtë. Dyfishoi rrogat. Solli Shqipërinë në moshën digjitale. Hoqi vizat. Imagjinoni ju sikur t’i përmbahesha parashikimeve të vitit 98 dhe të mos bëja përpjekje për kthimin e PD në pushtet”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...