35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Mbeti i dyti do jem unë”/ Berisha: “Kushdo që ka dëshirë të bëhen në statut ndryshime do të përfillet”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një takimi me demokratët e Tepelenës se shumë shpejt do të krijohet grupi për mbajtjen e Kuvendit të Ardhshëm të demokratëve.

Berisha u shpreh se kushdo që ka dëshirë të bëhet ndryshime në statut do të përfillet dhe në fund të votimit do i përmbahemi parimit se edhe vetëm një po të ngelë i dyti do të jetë ai.

“Statuti i kishte të shkruara qartë. Nuk lejonte që anëtarët e kryesisë të jenë të pavotuar. Ata votohen me votë të fshehtë. Një eksperiencë që nuk e harroj kurrë. Në vitin 1997 ne u bëmë copë. Baza mbeti me shumë funksionarë. E bëmë kuvendin te teatri i Operas.

Mediat ishin të ndikuara nga qeveria. Kutitë i vumë te skena. U votua dhe filluam numërimin duke nxjerrë votat para kamerave. Ata që donin me pa votat e tyre rrinin në plate. Ka vazhduar numërimi nga ora 6 e darkës deri të nesërmen.

Askush nuk kundërshtoi asnjë votë. Mediat mbeten pa frymë. Asnjë koment negativ. Shumë shpejt do krijohet grupi për Kuvendin e ardhshëm. Kushdo që ka dëshirë të bëhen në statut ndryshime që ai po mendon që janë më të dobishme do të përfillet. Por kur të votohet, do i përmbahemi parimit edhe njëri po mbeti i dyti do jem unë. Kemi një hapësirë të madhe në këtë aspekt. Uroj që jo vetëm tre apo katër persona”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...