25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Taulant Balla:” Në mbledhjen e sotme kemi hapur diskutim për e mrin e presidentit të ri “

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët tha se në mbledhjen e sotme, socialistët kanë hapur diskutimet për emrin e presidentit të ri të vendit.

Balla tha se të gjithë deputetëve socialistë iu është kërkuar që të sjellin propozime për emrat e mundshëm që të jenë pjesë e garës për president.

Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali do të jenë përfaqësuesit që do të koordinojnë këto propozime.

Taulant Balla:

Po afron dita për konferencën e kryetarëve ku do të vendoset edhe axhenda e Kuvendit, dhe do të diskutojmë për emrin e presidentit që duhet të zgjidhet jo më vonë se nga data 24 Maj.

PS e cila është shumicë parlamentare, do të zhvillojë një proces të hapur, për tu konsultuar me grupet e tjera parlamentare, me deputetët, dhe me gjithkënd tjetër që është i interesuar.

Këto konsultime kanë nisur edhe brenda grupit tonë, me qëllim që ne të kemi gati kanidaturat e mundshme, ku deputetët do të sjellin edhe ata propozimet e tyre. Kushtetuta ka sanksionuar që procesi në tre raundet e para kërkon 84 vota, dhe mekanizmi zhbllokues, është ai që në raundin e katërt kërkon 71 vota.

Është çështje e brendshme e tyre se çfarë ndodh në grupet parlamentare. PS është e vetmja që ka kontribuar në vendosjen e standardeve , në mënyrën e konsultimit dhe natyrshëm edhe këtë herë do të zbatohet një gjë e tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...