25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Shqipëria do të ketë president ose presidente shumë më të mirë se Ilir Meta”/Balla në mbledhjen e qeverisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri “Rama 3” për të cilën është përfolur ditët e fundit në media.

Balla bëri me dije se kjo temë nuk ka qenë pjesë e diskutimit gjatë takimit të sotëm të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në selinë rozë. Gjithashtu Balla nënvizoi faktin se presidenti i ri do të jetë më i mirë se Ilir Meta.

Nëse nuk ka konsensus me opozitën, si do të zgjidhet presidenti i ri? “Shqipëria sot ka nevojë për një president normal. Natyrshëm meqenëse ne nuk kemi pasur president po e kemi pasur palë me opozitën. Shqipëria për fat të keq presidentin e fundit në detyrë nuk ishte një personazh mbi palët por ajo që na duhet ne është që Shqipëria në vitin 2022 të jetë një president i kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shqipëria do të ketë president ose presidente shumë më të mirë se Ilir Meta”, tha fillimisht Balla.

Ndryshimet në qeveri “Rama 3”? “Nuk e di. Ju i lëshoni vetë këto lajme dhe më pas na pyesni ne nëse janë të vërteta. Kjo nuk ka qenë temë diskutimi për grupin parlamentar të Partisë Socialiste”.

Çmimet e ushqimeve – “Unë kam blerë edhe shportën e ushqimeve për familjen time dhe po ju them që është diçka që e bën çdo deputet i përgjegjshëm. Duhet që produktet e ushqimeve të kenë oferta çmimesh. Ju ftoj ju që mos harxhoni kot, por bëni verifikime që në rafte marketesh të ketë 1 kg sheqer 99 lekë, të ketë 1 kg miell me pakicë 89 lekë. Të ketë edhe litër vaj tek 300 lekësh në kushtet që kjo krizë ka goditur gjithë botën. Lufta zhvillohet në Ukrainë por efektet e saj negative janë zhvilluar kudo”, përfundoi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...