26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Foto/”Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes!”, reagon Petrit Vasili nëpërmjet një postimi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur si “skandaloze” vendimin e Kuvendit të cilët bllokuan projektligjin e propozuar prej tij për heqjen e taksës së naftës që përkthehet automatikisht në ulje çmimi për karburantet.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Vasili hedh akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij telekomandon Kuvendin për interesat e oligarkëve dhe të Edi Ramës.

Reagimi i plotë nga Petrit Vasili:

Skandali. Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes! (DOKUMENTI).

Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria.

Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin.

Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre.

Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...