26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni i SPAK, një prej të arrestuarve drejtori i Albpetrol, i besuari i Zeqos dhe Subashit

Operacioni i ndërmarrë nga SPAK, ku janë dhënë 20 masa sigurie për çështjen e dy inceneratorëve, të Fierit dhe të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë ekzekutuar 7 nga urdhër arreste, ndërkohë që operacioni është ende në vijim. 5 persona janë ende në kërkim, dhe 8 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Një prej të arrestuarve për aferën e inceneratorëve është Florian Muçaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Albpetrol.

Muçaj ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish-kryebashkiakut të Fierit Baftjar Zeqo dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe më pas ka vijuar bashkëpunimin edhe me Subashin, e madje ka garuar për kreun e socialistëve në qarkun që konsiderohet dhe ‘hambari i votave’ të së majtës.

Muçaj është arrestuar për rolin që ka pasur disa vite më parë, kur ka qenë pjesë e komisionit të prokurorimit për inceneratorin e Fierit.

Sa i takon Ariola Kodrës, ajo u bë e njohur gjatë marrjes së pyetjeve në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ku për shumë nga ndodhitë ‘kishte humbur kujtesën’, duke mos preferuar që t’iu përgjigjej deputetëve.

Lidhur me këtë aferë janë marrë në pyetje nga SPAK për orë me radhë dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi si dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

I vetmi zyrtar i lartë i arrestuar për çështjen e inceneratorëve është ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili mbahet ende nën masën e arrestit me burg.

Në lidhje me inceneratorët, që për muaj e vite me radhë, u reklamua edhe si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës, u ngrit dhe një komision hetimor parlamentar, ku u morën në pyetje nga punonjësit e rangut më të ulët, te deputetë, ministra dhe vetë kryeministri.

Ky i fundit e mbrojti sërish vendimin për të dhënë miliona euro ndaj disa kompanive fantazmë, me pretendimin e emergjencës mjedisore që kishte vendi ynë asokohe. Rama tha se kushdo prej zyrtarëve që mund të kishte zhytyr gishtin në korrupsion, nuk do të kishte më asnjë lidhje me të personalisht, dhe as me Partinë Socialiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...