20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Jam shefe e madhe!”/ Gjykata lë në burg ‘policen’ mashtruese.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg, Elvira Lani, gruan 42-vjeçare e cila u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme. Ajo është shprehur para gjykatës se nuk e dinte se përse ishte atje duke mohuar akuzën ndaj saj.

Prokurori i çështjes, Julian Zonja ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg të saj. Sipas konstatimit të prokurorit, ajo ka mashtruar një biznesmen, duke krijuar besimin tek ai dhe marrë bizhuteri deri në vlerën 150.000 lekë duke u justifikuar se kishte një problem me bankën.“Në drejtorinë vendore të policisë Tiranë është paraqitur S.J., i cili ka kallëzuar shtetasen Elvira Lami, duke pretenduar se ajo me anë të mashtrimit i ka përvetësuar 100.000 lekë. Shtetasi punon prej katër viteve në biznesin e tij familjar argjendari e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Shtetasja Elvira Lami ka marrë bizhuteri floriri tek dyqani i tij duke mos bërë pagesën. Në muajin maj të vitit 2020 shtetësja Elvira lami ka ardhur tek dyqani e shoqëruar me një shtetas dhe shtetase tjetër ku është prezantuar si punonjëse e policisë së shtetit dhe si kliente e mëparëshme e dyqanit ekzistues. Po atë ditë ajo ka bërë porosi disa bizhuteri dhe i ka thënë që do t’i merrte në një kohë të dytë. Në fillim të muajt korrik ajo ka shkuar e pashoqëruar dhe përveç porosive që kushtonin 400.000 ajo mori edhe bizhuteri të tjera duke shkuar e gjitha në total në 150.000. Aji i ka thënë që pagesën do ta sillte në momentin që do të zgjidhte problemin në bankë.. Duke krijuar një farë besimi tek Elvira ai i ka thënë që ta sillte pagesën kur të zgjidhte problemin e bankës”, shkruhet në konstatimin e prokurorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...