32.4 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Zelensky refuzon të takohet me Putin mbas masakrës së Bucha ku humbën jetën 410 persona

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka mundësi të mos takohet më me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë një fjalimi në televizionin ukrainas, Zelensky tha se negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës, por ai dhe Putin mund të mos takohen kurrë.

“Ukraina do të kërkojë që masakra në Bucha të gjykohet si krim lufte”, citohet Zelensky nga Reuters.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se të paktën 300 civilë janë vrarë në qytezën pranë Kievit, duke e quajtur gjenocid të Rusisë ekzekutimin e civilëve atje.

Një ditë më parë, u raportua se ishin mbi 410 persona të vrarë. Rusia, nga ana e saj, i mohon akuzat dhe i konsideron pamjet e trupave të pajetë në Bucha, si false dhe propagandë të Perëndimit.

Nga ana tjetër, Zelensky tha se edhe në qytete të tjera të Ukrainës mund të ketë masakra të tilla, me shifra edhe më të mëdha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave...

0
Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është...

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...