22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rama :”Qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit”

61% e shqiptarëve janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë.

Është ky rezultati i publikuar nga kryeministri Edi Rama, pas procesit të Këshillimit Kombëtar.

Vetë Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Ne do të bëjmë ashtu si shprehen qytetarëve, do të legalizojmë absolutisht kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nuk ka fare dilema për këtë”, tha Rama.

Më tej Rama tha se të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që janë marrë nga qytetarët, do të vihen në zbatim nga qeveria, përmes çdo ministri.

“Nuk ka asnjë pyetje që kërkon ndryshime kushtetuese këtu, dhe nga ana tjetër ne të gjitha këto pyetje, këto dilema, i kemi pasur në tryezën e vendimmarrjes sonë prej disa kohësh.

Pikërisht se kemi pasur dilema, e kemi parë si rrugën më të mirë që tiu drejtohemi qytetarëve pa asnjë dallim, jam jashtëzakonisht i lehtësuar dhe i qartë, zëri i qytetarëve është kumbues në të gjitha drejtimet.

Ne do të bëjmë të gjitha ato që ata kërkojnë, shumë shpejt, do të shihni anëtarët e kabinetit, që do të dalin me angazhime konkrete, për tiu kthyer njerëzve besimin që i kanë dhënë këtij procesi”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...