12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton rregulloret e reja të qëndrueshmërisë financiare

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi në mbledhjen e radhës Rregulloren e re të UEFA-s për Licencimin e Klubeve dhe Qëndrueshmërisë Financiare në mbledhjen e tij. Në mbledhjen e zhvilluar në Nyon të Zvicrës mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Rregulloret janë reforma e parë e madhe e rregullave financiare të UEFA-s, qyshkur u prezantuan për herë të parë në vitin 2010.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin u shpreh: “Rregulloret e para financiare të UEFA-s, të prezantuara fillimisht në vitin 2010, i shërbyen qëllimit të saj kryesor. Ato ndihmuan në shmangien e rrezikut financiar që i kanosej futbollit evropian dhe revolucionarizuan mënyrën se si drejtohen klubet evropiane të futbollit. Megjithatë, evolucioni i industrisë së futbollit, krahas efekteve të pashmangshme financiare të pandemisë, ka treguar nevojën për reforma të shumta dhe rregulla të reja për qëndrueshmërinë financiare.

UEFA ka punuar së bashku me partnerët e saj në të gjithë futbollin evropian për të zhvilluar këto masa të reja në mënyrë që të ndihmojë klubet të adresojnë këto sfida të reja. Këto rregullore do të na ndihmojnë të mbrojmë lojën dhe ta përgatisim atë për çdo goditje të mundshme në të ardhmen, duke inkurajuar investime racionale dhe duke ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për lojën”.

Nisur edhe nga vetë emri që kanë, nuk është surprizë fakti se objektivi kryesor i rregulloreve të reja është arritja e një qëndrueshmërie financiare. Kjo do të arrihen përmes tre shtyllave kryesore: aftësisë paguese, stabilitetit dhe kontrollit të kostos.

Për aftësinë paguese, rregulli i ri i detyrimeve të prapambetura (për klubet e futbollit, punonjësit, autoritetet sociale/taksave dhe UEFA-s) do të sigurojë mbrojtje më të mirë të kreditorëve. Kontrollet do të kryhen çdo tremujor dhe do të ketë më pak tolerancë ndaj vonesave në pagesa.

Kërkesat e reja për të ardhurat e futbollit janë një evolucion i kërkesave ekzistuese të rentabilitetit dhe do të sjellin aftësi më të mëdha për financat e klubit. Për të lehtësuar zbatimin për klubet, përllogaritja e fitimeve nga futbolli është e ngjashme me llogaritjen e rezultatit të rentabilitetit. Ndërsa devijimi i pranueshëm është rritur nga 30 milionë euro gjatë tre viteve në 60 milionë euro gjatë tre viteve, kërkesat për të siguruar vlerën e drejtë të transaksioneve, për të përmirësuar bilancin e klubeve dhe për të reduktuar borxhet janë forcuar ndjeshëm.

Risia më e madhe në rregulloret e reja do të jetë futja e një rregulli të kostos së skuadrës për të sjellë kontroll më të mirë të shpenzimeve në lidhje me pagat e lojtarëve dhe kostot e transferimit. Rregullorja kufizon shpenzimet për pagat, transferimet dhe tarifat e agjentëve në 70% të të ardhurave të klubit. Vlerësimet do të kryhen në një afat të caktuar kohor dhe shkeljet do të përballen me ndëshkime financiare dhe masa sportive të paracaktuara.

Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti. Do të ketë një zbatim gradual gjatë tre viteve të ardhshme për t’u dhënë klubeve kohën e nevojshme për t’u përshtatur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT