35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Deputeti i PD kundër legalizimit të kanabisit farmaceutik: “Kryeministri Rama do ti kthejë biznesmenët në fasadë të krimit të organizuar, nuk do ketë më logjik ekonomike”

Deputeti Demokrat Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet kundër legalizimit të kanabisit farmaceutik në Shqipëri, duke renditur disa arsye.

Ai i drejtohet ashpër kryeministrit Edi Rama duke komentuar paralajmërimin e tij për  legalizimin e kanabisit farmaceutik, teksa i kujton se në mandatin e parë qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë.

Postimi i plotë:

Njeriu i cili do mbahet mend se që në mandatin e par qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë, ka dalë sot me paralajmërimin e legalizimit të Kanabisit Farmaceutik.

-Njeriu i cili do mbahet mend se gjatë qeverisjes së tij 30% apo 40% e punonjësve të policisë rezultuan përdorues të drogës në testin që bëri vet policia, ka vendosur legalizimin e kriminalitetit nën petkun e justifikimit të këshillimit kombëtar. Me formularët e plotësuar në zyrat e patronazhistëve, kryeministri kërkon ti jap dorën e fundit shpopullimit të vendit.

Nga raportet vjetore të Departamentit Amerikanë të Shtetit, Shqipëria është vlerësuar çdo vit edhe më keq që nga 2013. Sipas raporteve të DASH por edhe të organizatave të BE, Shqipëria është kthyer në magazinë dhe koridor i drograve të forta dhe të rënda që më pas transportohen drejt BE. Shqipëria e cila kritikohet vazhdimisht për nivelin e lartë të korrupsionit sipas SULLTANIT duhet të legalizojë kanabis-in.

Kryeministri Rama do ti kthejë biznesmenët në fasadë të krimit të organizuar. Nëse kjo maxhorancë do të miratojë vërtet ligjin e legalizimit të kanabisit do të shihni shumë shpejt sesi biznesmenët do të përdoren si ushtarë të bandave kriminale për të marrë liçensat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.

Në shqipëri nuk do ketë më logjik ekonomike dhe do shikoni sesi do humbas çdo kulturë bujqësore. Fermerët nuk do kenë anjë interes për të kultivuar, grur, misër, fruta apo çfarëdo lloji kulture tjetër pasi do mbjellin kanabis.
Skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar në Maqedoninë e Veriut që ka nivel kriminaliteti më të ulët se sa Shqipëria, ndaj këtu jo vetëm do dështoj projekti por do drogohet shoqëria!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...