Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 15:30 në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur.
Policia bën me dije se një automjet tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.