25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Devijon qarkullimi tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ARRSH njofton shoferët: Mjetet që do të vijnë nga Elbasani dhe Tirana duhet…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për një javë, në datat 𝟭𝟱.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮-𝟮𝟮.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮, në rrethrrotullimin e TEG-ut do të devijojë trafiku për intervalin kohor nga ora 𝟮𝟮:𝟬𝟬 deri në orën 𝟬𝟲:𝟬𝟬 të mëngjesit.

NJOFTIMI I ARRSH

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Ndërtim Rruga Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse të tij” ju bëjmë me dije se kemi arritur në fazën për të realizuar punimet në Rrethrrotullim, në Km 0+225 deri Km 0+375 të rrugës Kryesore dhe deri në profilin 4 të Unazës Lindore.

Punimet në Rrethrrotullim do të fillojnë sapo të mbarojë asfaltimi i Rampave 1 dhe 2, hyrëse dhe dalëse në rreth, si dhe pajisja e tyre me sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale bashkë me barrierat mbrojtëse metalike.

Ky proces do të zgjasë për një javë dhe punimet do të realizohen gjatë natës, ndërsa gjatë ditës do të hapet përsëri qarkullimi në rreth.

Për të realizuar punimet në Rrethrrotullim duhet që të devijojmë trafikun në datat 𝟭𝟱.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮-𝟮𝟮.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟮 për intervalin kohor nga ora 𝟮𝟮:𝟬𝟬 deri në orën 𝟬𝟲:𝟬𝟬 të mëngjesit.

Mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.

Mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”.

Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” (Unaza) dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar, i cili do të caktohet nga punonjësit e orientimit të trafikut gjatë natës.

⚠️Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në lidhje me devijimin e qarkullimit të mjeteve sipas planit të menaxhimit bashkëlidhur dhe intervalit kohor përmendur më sipër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...