27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Do vijë edhe ajo ditë që turistët do vijnë në Kamëz”/ Rama: “Imagjinoni çfarë u ka bërë Partia Socialiste, por ju vazhdoni votoni Partinë Demokratike”

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kamëz ku dha çelësat për 112 apartamente të reja të bllokut të parë në Valias, për banorët që humbën strehën nga terri i tërmetit.

Rama, duke folur nga zona e Valiasit, tha se projekti i rindërtimin nuk po bëhet për të marrë vota.

Do vijë edhe ajo ditë që turistët do vijnë në Kamëz, imagjinoni çfarë u ka bërë Partia Socialiste.  Por ju vazhdoni votoni Partinë Demokratike. Për ne ju nuk jeni të ndarë. 

Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë. Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.

Gjithë kjo zonë është një vlerë e patundshme, dhe është vlerë më e madhe se sa ajo që humbën. Do vijë ajo ditë që dhe turistët do vijnë këtu në Kamëz. Me PD-në ju dukej vetja si turistë që kishit humbur në këtë qytet. Për ne nuk jeni të ndarë, i shohim të gjithë njësoj, duam që të gjithë të keni siguri dhe përkujdesje. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Ne nuk e bëjnë për vota këtë. Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë.

Dhe do rrifeni prapë. E dyta ne nuk kemi asnjë problem që ju këtu të bëni fitoren e vogël me atë humbjen e madhe. Të shohim kush do jua shtojë zoti inatin, mua apo juve.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...