31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Rama: “Ju demokratët bëni shumë kujdes se ju ka kapur kjo sëmundja me ja ndërru bravat njëri tjetrit, shikoni punën tuaj”

Kryeministri Edi Rama, teksa fliste nga zona e Valiasit ku u dorëzuan çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit, për arritjet e qeverisë, nuk linte dot pa përmendur PD dhe demokratët.

Duke kujtuar Sali Berishën, Rama u tha banorëve të këtyre zonave që ata nuk kanë punë me Gjykatën e Parisit, pasi shtëpitë tani i kanë në pronësi të tyre dhe nuk kanë nevojë që të shkojnë nëpër gjykata që ti marrin.

“Me demokratët e kam prapë, bëni shumë kujdes se ju ka kapur kjo sëmundja me ja ndërru bravat njëri tjetrit, mos bëni shakara të tilla se nuk ka lezet. Shikoni punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos u merrni me punët e partisë. Shifni punën tuaj, aq më tepër që ju e keni gjetur shërbëtorin e duhur PS. Ju jeni si ajo parulla e parë e PD “në qeverisin bota na ndihmon”.

Edhe këtu në Kamzës ashtu jeni: Ne rrimë PS na ndihmon, ose ne protestojmë PS na ndihmon. Jemi të gjithë mirë me shëndet, jemi të motivuar falë protestave tuaja. Por bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për ti marrë. Rroftë PD sepse tani që na la kemi nostalgji për PD. Nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...