9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Erërat e forta përfshijnë vendin,Bashkia e Vlorës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm

I gjithë vendi, e veçanërisht qyteti i Vlorës, është përfshirë nga erëra të fortë mëngjesin e sotëm.

Bashkia e Vlorës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi i Bashkisë: Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.

Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

Era ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike për disa zona të Vlorës. Orikum, Radhimë e deri në Llogora kanë mbetur pa energji që prej orëve të mbrëmjes. Problemë me energjinë edhe zona e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.

Nga ana tjetër era ka bërë dëme në aksesorë baresh e restorantesh në shëtitoren lungomare.

Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe Tragetin e linjës së Brindisit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....