19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, gjykata lë në burg dy punonjësit e policisë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, dy efektivët e policisë së komisariatit të Kamzës, i cili u përfshi nga flakët disa ditë më parë ku humbi jetën 28-vjeçari Arben Mici.

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e punonjësve të policisë Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi, duke i lënë ata në burg, me akuzën për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.03.2022, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Tiranë është krijuar një vatër zjarri në dhomat e sigurisë të të arrestuarve. Gjatë kësaj kohe, në dhomat e sigurisë kanë qenë të shoqëruar shtetasit me iniciale D.I dhe A.M të cilët kanë marrë dëmtime shëndetësore nga asfiksimi i tymit të krijuar. Shtetasi me iniciale A.M  pas marrjes së ndihmës mjekësore si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë në spital. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim me iniciale H.B dhe F.I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 744 Akti, datë 29.03.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.B.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim H.B, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F.I.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim F.I, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja  në  apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale  F.I. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj. Elbana Lluri, me vendimin nr. 364, datë 21.04.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr.744 akti, datë 29.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Tiranë, 21.04.2022 Gjykata e Apelit Tiranë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...