8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Deri në datë 15 në kuvendin e Shqipërisë të jenë dorëzuar emrat”/ Balla: “Fakti që sot jemi të gjithë bashkë është një ogur i mirë’

Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt për shtyrjen e afatit të nisjes së procesit të zgjedhjes së presidentit në datë 10 Maj.

Ai theksoi se në datë 15 Maj në orën 16:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të dorëzohen emrat e propozuar si kandidatë për presidentë. Secili prej tyre duhet të ketë jo më pak se 20 firma ndërkohë që asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër.

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt që fillimi i procesit të konsiderohet data 10 por duke bërë arsyetimin që sapo njoftova me publikun që mbledhja e konferencës së kryetarëve të jetë një mbledhje vijuese. Që data 16 të jetë raundi i parë. Besoj që me këtë propozim i kemi përmbushur pritshmëritë për një proces serioz. Në çdo rast mbledhja ndërpritet pa vendimmarrje.

Ndërkohë që duke qenë se ky është proces i rëndësishëm ku publiku është shumë i investuar, unë do ju ftoja tre krerët e grupeve parlamentare, që përveç kësaj pjese të mundësojmë një dialog mbi bazën e disa parimeve që personifikon presidenti. Kushtetuta ka qenë shumë e thjeshtë kur ka vënë kritere për presidentin e republikës. Shtetas shqiptar, mbi 40 vjeç, rezident në Shqipëri në 10 vitet e fundit.

Me përgjegjësinë që të gjejmë një president të gjithë shqiptarëve, disponobilitetin tonë e keni me pashë. Të dhëna të gjitha këto shenjën e parë të gatishmërisë sonë për proces konsesual e keni. Zgjidhja e vetme është kjo. Duke e quajtur vijuese mbledhjen e sotme. Rregullorja dhe kushtetuta na imponojnë që për çdo afat të vendosim afate të tjera pararendëse. Pra po bëj një simulim. Deri në datë 15 në orën 16:00, në kuvendin e Shqipërisë të jenë dorëzuar emrat sipas procedurës të shoqëruar me firma.

Jo më pak se 20 firma. Asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër. Me datë 16 Komisioni i Ligjeve të bëjë shqyrtimin dhe verifikimin përkatës. Dhe pastaj të shkojmë në seancën plenare pasdite për t’i lënë kohë komisionit të ligjeve. Mendoj që fakti që sot jemi të gjithë bashkë është një ogur i mirë. Duke e marrë të mirëqenë që gjetëm dakordësi për njërin propozim. Propozimin Mediut nuk jam i gatshëm ta pranoj. Besoj se kemi vënë baza të shëndetshme”, u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...