7.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Përjashtohet nga sistemi i mesazheve të pagesave SWIFT banka më e madhe e Rusisë

Banka më e madhe e Rusisë do të përjashtohet nga sistemi i mesazheve të pagesave SWIFT, njoftoi të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sberbank është ndër tre bankat ruse që do të sanksionohen si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Ajo i bashkohet VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank dhe Sovcombank, si dhe VEB – banka e zhvillimit të Rusisë – në listën e institucioneve të bllokuara nga SWIFT, një sistem që lehtëson pagesat ndërkufitare.

Njoftimi i sanksioneve të së mërkurës përfshin gjithashtu një ndalim për tre transmetues televiziv shtetëror rus dhe një propozim për t’i dhënë fund importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Qeveria e Ukrainës kishte kërkuar ndalimin e plotë të qasjes së rusëve në sistemin bankar ndërkombëtar pas pushtimit të vendit nga Rusia.

“Unë nuk do të jem diplomatike për këtë. Të gjithë ata që tani dyshojnë nëse Rusia duhet të largohet nga SWIFT duhet të kuptojnë se gjaku i burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm ukrainas do të jetë gjithashtu në duart e tyre. Largojeni Rusinë nga SWIFT”, Ministri i Jashtëm i Ukrainës”, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit.

Por çfarë është SWIFT dhe çfarë ndodh kur bankat humbasin qasje në të?

SWIFT, shkurt për “Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën”, është një sistem i sigurt mesazhesh që lehtëson pagesat e shpejta ndërkufitare.

Sistemi i standardizuar i mesazheve të sigurta është shumë i besueshëm dhe i lejon bankat të përpunojnë vëllime të larta transaksionesh shumë shpejt.

Sistemi me bazë në Belgjikë u krijua në vitin 1970 si një kooperativë e përbërë nga mijëra institucione financiare që e përdorin atë.

Ajo është bërë shtylla kurrizore e financave ndërkombëtare. Në vitin 2020, rreth 38 milionë mesazhe dërgoheshin çdo ditë përmes platformës SWIFT, sipas Rishikimit të saj Vjetor. Çdo vit, triliona euro transferohen duke përdorur sistemin.

Ndërsa ka alternativa – për shembull, Rusia dhe Kina operojnë sistemet e tyre që funksionojnë në mënyra të ngjashme – SWIFT është më i përdoruri në mbarë botën.

Largimi i bankave ruse nga SWIFT-i e bën shumë më të vështirë për ta qasjen në tregjet financiare në mbarë botën dhe e dobëson financiarisht vendin që po e drejton presidenti rus, Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, do të ishte shumë më e vështirë – megjithëse jo e pamundur – për bizneset dhe individët rusë me llogari në bankat e prekura të importojnë dhe eksportojnë mallra dhe të marrin hua dhe të investojnë jashtë vendit.

Ndalimi i bankave ruse nuk do të ishte i pari në botë. Disa banka iraniane u larguan nga SWIFT në vitin 2019 pas sanksioneve të SHBA-së. Vendit në tërësi iu pezullua qasja midis vitit 2012 dhe 2016.

Së bashku me tërheqjen e qasjes në SWIFT nga disa prej institucioneve financiare tregtare të vendit, ku gjithashtu është sanksionuar banka qendrore e Rusisë.

Sanksionet do të parandalonin bankën qendrore nga “shpërndarja e rezervave të saj ndërkombëtare”, tha Komisioni Evropian, duke shkurtuar në mënyrë efektive qeverinë ruse nga mbi 600 miliardë dollarë (536 miliardë euro) rezerva valutore.

Ndikimi i sanksioneve fillimisht bëri që rubla të humb vlerë prej 30 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe bëri që banka qendrore ruse të rrit normat e interesit në 20 për qind në një përpjekje për të shmangur rreziqet e zhvlerësimit dhe inflacionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT